Clinton: SHBA thellë e shqetësuar për Timoshenkon

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “thellë të shqetësuara” për trajtimin në burg të ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko.
Aktualisht, Timoshenko është në vuajtje të dënimit kundërthënës prej shtatë vitesh burg, për keqpërdorim të detyrës.
Ajo ka thënë se ishte rrahur nga rojtarët e burgut në Harkov. Mbështetësit e saj kanë publikuar fotografi të vrragëve në barkun e Timoshenkos dhe kanë thënë se këto pamje i mbështesin pretendimet se është rrahur.
Timoshenko e ka shpallur edhe një grevë të urisë.
Hillari Clinton ka kërkuar që ish kryeministres menjëherë t’i jepet trajtim mjekësor dhe t’i lejohet ambasadorit amerikan që të ketë qasje tek ajo. /rel/