E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI-ja arreston pesë persona nën dyshime për komplot

Byroja Federale e Hetimeve tha se ka arrestuar pesë persona nën dyshimet se kanë bërë komplot për hedhjen në erë të një ure afër qytetit Klivëlend në Ohajo.

Një zyrtar i Departamentit të drejtësisë përmes një deklarate sot tha se mbrëmë anëtarët e njesisë anti terroriste të FBI-së kanë arrestuar pesë burra.

Një akuzë penale e dorëzuar në gjykatën e distriktit në Klivëlend ka identifikuar tre nga të dyshuarit si “anarkistë të vetë-shpallur”. Autoritetet thonë se tre burrat kishin shqyrtuar një numër komplotesh gjatë në muajt e fundit. /voa/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›