Londra 2012 hapet nga “Duran Duran”

Por krejt ndryshe ndodhi në realitet. Ata që do të këndojnë live për nisjen e “stafetës së 5 rrathëve”, nuk do të jenë ikonat e viteve ’60 të muzikës britanike, por ata të viteve ’80, grupi i epokës së Margaret Thatcher, grupi i hitit “Wild Boys”, “Duran Duran”.
Por veç “Duran Duran”, oranizatorët janë përpjekur të përfaqësojnë të gjithë Britaninë në hapje, duke ftuar edhe 3 grupe e këngëtarë të tjerë, si “Snow Patrol” nga Irlanda e Veriut, “Stereophonics” nga Uellsi, ndërsa Skocia përfaqësohet nga Paolo Nutini, nip i dy pronarëve italianë të një dyqani peshku në Gllasgou.
Hapja me “Duran Duran” nga shumëkush mund të shihet si nostalgji e britanikëve për vitet e Thatcher, vitet e Britanisë së fortë, por jo, për organizatorët ishte thjesht zgjedhja më e mirë e mundshme mes “cilësisë dhe çmimit”, pasi “The Stones” dhe Paul McCartney mund të kërkonin shuma të majme për koncertin e hapjes. /tch/