Clinton: Tani do të shtohen njohjet e shtetit të Kosovës
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka komentuar sërish marrëveshjen për përfaqësim rajonal të arritur të premten në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Pas deklaratës mbi këtë marrëveshje, Clinton në një intervistë ekskluzive për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës, ka thënë se kjo marrëveshje do t’i shtojë njohjet për Kosovën dhe do ta çojë popullin e Kosovës më afër integrimit evropian.
“Në fillim dua të them se sa të angazhuara janë Shtetet e Bashkuara ndaj forcimit të Kosovës dhe partneritetit të qëndrueshëm me ne. Dhe ne jemi të angazhuar plotësisht për pavarësinë e saj, integritetin e saj territorial, sovranitetin e saj. Unë përgëzoj qeverinë e kryeministrit Thaçi, për qëndrimin e saj konstruktiv dhe punën e madhe në dialogun me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë proces që nga fillimi, dhe ne e dimë se kjo është një zgjedhje e vështirë politike, por ajo do ta çojë popullin e Kosovës më afër integrimit evropian. Ne mendojmë se ajo është në interes të të gjithë kosovarëve”, ka thënë Clinton.
Sekretarja e Shtetit ka hedhur poshtë pohimet se Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit mund të rrezikonte arritjet e deritanishme, pavarësinë dhe integritetin territorial.
“Nuk jam dakord me këtë. Në fakt mendoj se kjo do të ndihmojë në rritjen e numrit të vendeve që do ta njohin Republikën e Kosovës, sepse ajo do të hiqte justifikimin se nuk është bërë përparim në mes të Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera që tashmë e njohin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, do të kenë në fakt një argument më të fortë, se ndërkohë që Kosova ecën drejt integrimit evropian, ne i hedhim sytë drejt së ardhmes”.
“Dhe, mos harroni ju lutem se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, në fakt, hapi rrugën për pavarësinë e Kosovës. Ajo i kërkoi Serbisë të heqë forcat e sigurisë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shqyrtoi me kujdes 1244-ën, dhe tërë bota e di përfundimin - me të cilin ne jemi plotësisht dakord - se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel Rezolutën 1244. Kështu që unë në fakt mendoj se ky është një vendim shumë i zgjuar dhe shumë i guximshëm nga ana e qeverisë, sepse ai do ta çojë Kosovën më afër Evropës, dhe kjo do të rrisë numrin e vendeve që do ta njohin atë”, ka thënë ndër të tjera Clinton.
(ar.si/BalkanWeb)