E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Filozofia jonë, të mos braktisim asnjë komunë dhe Bashki të vendit

24-02-2012 / Artur Bego

Mblidhet Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve, ndahen fondet për financimin e  420 projekteve në bashkitë dhe komunat e vendit


Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se projektet më të rëndësishme janë ato në insfrastrukturën rrugore, ndërtimi i shkollave dhe qendrave shëndetësore si dhe ujësjellës kanalizime. "Katër nga projektet janë në infrastrukturën rrugore të bashkive dhe komunave, 124 projekte janë ujësjellës –kanalizime, 73 projekte janë qendra shëndetësore, 75 projekte janë shkollat në arsimin parauniversitar dhe universitar, 128 projekte janë në ujitje dhe kullim dhe 21 projekte në fushën e kulturës. Në shpërndajmë sot rreth 5.6 miliardë lekë, që do të likuidohen të gjitha projektet e përfunduara sipas vendimit të sotëm dhe do financohen në shumën totale projektet që kanë përfunduar mbi 80 % të punimeve, do financohen në koston respektive të punimeve”- u shpreh Berisha. Ai theksoi se departamenti i koordinimit të ndihmave ka bërë një punë serioze duke shqyrtuar së bashku me agjencitë e tjera të gjitha projeketet dhe gjendjen e tyre. Komiteti do mblidhet së shpejti që të vendosë për projektet e reja, në të cilat përparësi krahas kritereve, do kenë ato njësi të qeverisjes vendore të cilat nuk kanë marrë financime. “Është në praktikën tonë të financojmë projekte fizibël në të gjitha komunat dhe bashkitë e vendit. Në rast se ka ndodhur që ka komuna të cilat nuk kanë marrë projekte nga ky grant i komitetit të rajoneve kjo së pari për përgjegjësi të tyre. Në ndonjë rast të caktuar kryetari me verbëri politike u ka deklaruar qytearëve se nuk merr fonde nga kjo qeveri dhe kjo është fryt i një qëndrimi fanatik që nuk ka qenë direktivë e kryetarit të PS-së Edi Rama, i cili ka marrë nga kjo qeveri 3 herë më shumë se sot fonde kur ishte kryetar Bashkie”- nënvizoi kryeministri Sekretariati teknik do shqyrtojë së pari ato njësi vendore, që nuk kanë marrë projekte e financime në dy vjetët e fundit tha Berisha. Sipas tij, qytetarët duhet ta dinë se kjo qeveri do të bëjë gjithçka për t’i ofruar infrastrukturën e njëjtë në çdo lagje të qytetit pa dallim në të 4 anët e vendit. Në mbledhjen tjetër tha kryeministri do të shqyrtojmë projektet për rrugë ujësjellësa, shkolla kopshte e kampuse universitare, për vepra vaditje e kullimi, për trashëgiminë kulturore, për dy projektet madhore kombëtare ullirin, arrorët dhe drurët frutorë. Gjithashtu ai garantoi ata qytetarë që kanë fituar në këto projekte, se do të marrin mbështetjen finaciare të premtuar këtë vit. “Sekretariati teknik i komitetit për zhvillimin e rajoneve ka përpunuar softin dhe do mund të bëjë publik dhe transparent të gjithë veprimtarinë e këtij komiteti, të gjitha projektet e financuara për masën dhe shpërndarjen e tyre. Kjo ka rëndësi të madhe në mënyrë që veprimtaria të jetë tërësisht e kontrollueshme”- theksoi ai. Ndërkohë, kryeministri vuri në dukje se është e domosdoshme të krijohen edhe komitete respektive në qarqe, për të përcaktuar përparësitë dhe shpërndarjen më transparente. “Është në filozofinë tonë që të mos braktisim asnjë zonë në vend dhe asnjë komunë të vetme”- deklaroi Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›