Gazmend Oketa: Largohem nga grupi i PD, në vitin 2013 garoj me parti tjetër
TIRANE-Deputeti demokrat Gazmend Oketa deklaroi sot në mbrëmje gjate një emisioni televiziv se do të largohet shumë shpejt nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike ku ai aderon prej disa vitesh dhe kalimin e tij si një deputet i pavarur. Oketa thekson se ka kohe qe nuk e ndjen veten si pjese te grupit te PD, ndersa shton se do te garoje ne vitin 2013 per nje force te re politike.
“Largohem nga ky grup politik dhe do jem në një forcë tjetër politike. De fakto unë jam tërhequr nga grupi parlamentar i PD-së duke mos marrë pjesë. De juro do të tërhiqem e do të thotë që nuk do jem më pjesë e këtij grupi parlamentar. Sigurisht unë e di se përse kam ardhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2005 u zgjodha në një zonë elektorale në Durrës e ju jam mirënjohës atyre që më kanë zgjedhur. Kandidova në një zonë me rekord negativ për votat në numër për PD-në, pasi kandidova përballë një ish ministri të PS. Duke patur këtë lloj mirënjohje edhe në 2009, pavarësisht faktit se tërhiqem nga grupi i PD në respekt të qytetarëve vota ime nuk do cenojë qeverinë aktuale. Nëse do të ketë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë në asnjë rast vota ime nuk bashkohet me PS-në. Deri në fund të këtij mandati respektoj vullnetin e votuesve dhe qytetarëve pasi kam kërkuar votën e tyre nën siglën e PD. Që nga ky moment do orientohem drejt një force të re politike që do tentojë të mbushë hapësirën e lënë bosh në të djathtën shqiptare”, sqaroi Oketa.
Sipas Oketës, strukturave të PD u ka skaduar afati dhe vetëm kryetari i nënkryetari kanë mandat.
Në vlerësimin e ish-ministrit të qeverisë së kryeministrit Sali Berisha Oketa theksoi se mbledhjet e grupit janë shndërruar njësoj si mbledhjet e Byrosë politike.
"Për të thënë të vërtetën nuk i frekuentoj mbledhjen e grupit prej një kohe të gjatë. Nuk dëshiroj të jem prezent në ato mbledhje ku më tepër se të flitet për çështje konkrete merremi me individë të caktuar, njerëz që s'janë prezent në ato ambiente. Sulmohen vend e pa vend institucionet e tjera të pavarura të shtetit shqiptar. Kur më anë pyetur disa kolegë pse nuk vjen u kam thënë me shaka se nuk dua që pas 20-30 vitesh kur të bëhen disa dokumentare siç bëhen sot mbledhjet e byrosë politike nipërit e mi të më shohin aty”, theksoi Oketa.
“Misioni i një force politike që vjen në pushtet nuk është të forcojë pushtetin, por shtetin. Nuk kanë për detyrë të mbushin xhepat, por të forcojnë shtetin. Sot në 100 vjetorin e formimit të shtetit shqiptar përbën lajm fakti se tre krerë të shtetit shqiptar e të politikës, presidenti, kryeministri dhe lideri i opozitës ndodhen se bashku në rresht vetem në një ceremoni mortore. Kjo nuk ishte ëndrra e shqiparëve në vitet 90’. Nuk mund të përbëjë lajm fakti se këto tre personalitete ndodhen pranë njëri-tjetrit”, u shpreh Oketa në emisionin “Tonight” në Ora News.
Oketa deklaroi se në 2013 do garojë për një forcë tjetër politike, por deri në atë periudhë “deri në fund të mandatit tim nuk do votoj kurrë majtas”.
"Pavarësisht faktit se tërhiqem nga grupi i PD në respekt të qytetarëve vota ime nuk do cenojë qeverinë aktuale. Nëse do të ketë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë në asnjë rast vota ime nuk bashkohet me PS-në. Deri në fund të këtij mandati respektoj vullnetin e votuesve dhe qytetarëve pasi kam kërkuar votën e tyre nën siglën e PD. Që nga ky moment do orientohem drejt një force të re politike që do tentojë të mbushë hapësirën e lënë bosh në të djathtën shqiptare".
Oketa tha se sot ndodhemi në një debat ku secila nga forcat politike akuzon apo hedh baltë mbi tjetrën.
“Ndodhemi në një situatë e cila e ka sjellë Shqipërinë në këtë moment pikërisht për shkak se dy liderët kryesorë të forcave kryesore bënë një aleancë në prill dhe brenda një nate ndryshuan Kushtetutën e Republikës. Ndryshime që për të qenë i sinqertë edhe unë i kam votuar pasi isha pjesë e kabinetit qeverisës, jam konsultuar me shumë kolëgë dhe miq e rekomandimi i tyre ishte që për shkak të pozicionit t'i votoja. Këto ndryshime kanë prishur balancat politike mes institucioneve të pavarura. Unë nuk kam hyrë në politikë për tu marrë me jetën personale të kundërshtarëve apo kolegëve të mi., nuk kam hyrë në politikë të sulmoj institucionet e pavarura të shtetit shqipta, por është eksperiencë që e kam fituar gjatë këtyre viteve. Nuk jam i njëjti me atë të vitit 2005 kur hyra në politikë pasi tani kam eksperiencën”.
Gazmend Oketa është deputet i PD nga viti 2005 ne zonen elektorale te Durresit dhe ka qenë pjesë e kabinetit Berisha në vitin 2008, në postin e Ministrit të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Fatmir Mediut nga ky post pas tragjedise se Gerdecit.
(d.b/BalkanWeb)