E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton Te vijoje dialogu Prishtine-Beograd

Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton deklaroi në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe të vijojnë bisedimet për pakte të reja, pasi kjo është rruga për progres.

Duke folur në një konferencë për media paraditen e së mërkurës, bashkë me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe baroneshën Catherine Ashton, Clinton theksoi se është i palëkundur qëndrimi i SHBA-ve, se integriteti dhe sovraniteti i Kosovës është një cështje e mbyllur.

"SHBA-të janë kundër çdo bisedimi për ndryshim territoresh. Tashmë sovraniteti dhe integriteti i Kosovën janë të padiskutueshme, ndërsa ligji duhet të sundojë në të gjithë vendin", u shpreh Clinton, e cila e vlerësoi si kurajoz dhe të rëndësishëm takimin që Thaçi pati me homologun e tij serb në Bruksel.

"E përshendes Thaçin, i cili ka ndërmarrë një rrezik politik, duke shkuar në këtë takim. Ka qenë një vendim kurajoz", u shpreh Clinton.

Nga ana e tij, Thaçi e cilësoi gjendjen në veri të Kosovës të vështirë dhe një sfidë për Qeverinë e tij.

"Ne e dimë që dialogu me Serbinë është rruga e vetme për integrimin e Kosovës ne BE dhe NATO. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është në interes të dy vendeve tona, por edhe rajonit në tërësi", u shpreh Thaçi.

Edhe baronesha Ashton e cilësoi dialogun Serbi-Kosovë si tepër të rëndësishëm dhe jo të lehtë.

"Thaçi dhe Daçiç janë treguar guximtarë në takimin që zhvilluan në Bruksel. Qëllimi i të gjithëve është përmirësimi i gjërave dhe përparimi i procesit", tha Ashton, duke kërkuar bashkëpunim në këtë aspekt jo vetëm të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më herët Clinton dhe Ashton u takuan më presidenten e Republikës Atifete Jahjaga. Për zonjën Jahjaga, Clinton shprehu një konsideratë të veçantë, duke e vlerësuar atë si një përfaqësuese të denjë të Kosovës nëpër botë.

 Clinton dhe Ashton kane mberritur te marten ne Prishtine, ku jane pritur nga presidentja Jahjaga. Paraprakisht ato kane vizituar Sarajeven dhe Beogradin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›