E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy përvjetorët e Kazazit

Për nder të dy përvjetorëve të Gjon Nikollë Kazazit, ditë më parë, në Zym të Hasit të Thatë, është mbajtur një tribunë shkencore dhe janë promovuar fotografitë e tre ipeshkvinjëve të strehuar në këtë vend, nga viti 1702 deri më 1752.

Me këtë rast është shënuar 310-vjetori i lindjes, përkatësisht 260-vjetori i kalimit në amshim, i Gjon Nikollë Kazazit (1702-1752).

Tribuna shkencore u udhëhoq nga Atë Ndue Kajtazi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit, përkatësisht Arbnore Kolgjeraj, nënkryetare. E, me kumtesa u paraqitën Frrok Kristaj, Besim Muhadri, Nikollë Kërhanaj dhe Hajdar Mallakaj. Pas kumtesave, u zhvillua edhe një debat për të dy përvjetorët.

Ndryshe, në fillim të tribunës u promovuan për herë të parë portretet (pikturat) e të tre ipeshkëvinjëve të Ipeshkëvisë së Shkupit - Pjetër Karagiqit, Mëhill Sumës dhe Gjon Nikollë Kazazit, të cilët nga viti 1702-1752 ishin strehuar në Zym të Hasit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›