Franca i cilesoi te papranueshme kritikat e BE-se per deportimin e romeve

Franca iu kunderpergjigj kritikave te ashpra te Bashkimit Evropian lidhur me deportimin e romeve duke thene se kritikat e BE-se jane thjeshte te papranueshme.Zyra e Presidentit Nicolas Sarkozy hodhi poshte kritikat zyrtare te BE-se ndaj politikes franceze te emigracionit madje beri thirrje per nje dialog te qete.Dje komisionerja e Drejtesise ne BE Viviane Reding shprehu indinjate ndaj deportimit te vazhdueshem te romeve nga Franca te cilat ajo i krahasoi me persekutimin e pakicave ne kohen e nazizmit. Ministri i Ceshtjeve Evropiane Pierre Lellouche tha dje se kritikat e Bashkimit Evropian ishin te papershtatshme.Gjate javeve te fundit autoritetet franceze kane shperndare mbi 100 kampe te paligjshme dhe kane deportuar me shume se nje mije rome kryesisht ne Rumani gjest ky qe eshte denuar nga komuniteti nderkombetar. Presidenti Sarkozy i ka karakterizuar deportimet si pjese e nje fushate kunder krimit.