E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton dhe Hague vizitojnë Beogradin

Burimet diplomatike bëjnë të ditur jo-zyrtarisht se Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe shefi diplomacisë britanike William Hague do të vizitojnë Beogradin, ku në bisedë me zyrtarët më të lartë serb temë kryesore do të jetë Kosova.

Parashikohet se zonja Clinton në Beograd do të qëndrojë më 30 tetor, ndërsa diplomati Hague më 25 tetor. Vizita ndodhë disa ditë pas takimit të kryeministrave të Serbisë e Kosovës në Bruksel ,dhe ka për qëllim inkurajimin e të dy palëve për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve të Kosovës.

Gazeta “Danas”, duke i’u referuar burimeve diplomatike në Londër, thotë se vizita e shefit të diplomacisë britanike është që “ta inkurajojë kreun politik të Serbisë që të përqendrohet në përmbushjen e kushteve për marrjen e datës së fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, të cilat i ka definuar Këshilli i Evropës në mars të këtij viti ”.

Duke i’u referuar burimeve të afërta me ‘Foreign Office’ britanik, gazeta cekë vlerësimin e bashkëbiseduesit se është “reale” që Serbia gjatë pranverës së vitit 2013 ta fitojë atë datë, në qoftë se ”fokusohet në kriteret tejet të saktë ” që i kanë shtruar udhëheqësit e anëtarëve të BE. Gazeta thotë se Hague do ta vizitojë edhe Prishtinën ku gjithashtu me zyrtarë të lartë të Kosovës do të bisedojë mbi vazhdimin e dialogut me Beogradin, raporton RTK.

Sikurse dihet, në konkluzionet e Këshillit të Ministrave, në Samitin marsit të këtij viti, bashkë me vendimin mbi dhënien e statusit të kandidatit Serbisë, Beogradi duhet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog me Prishtinën, ta iniciojë dialogun mbi temat tjera të parashikuara (elektro-energjetika, telekomunikacionet) dhe aty të bëjë përparim të prekshëm, si dhe të mundësohet puna papengesa e EULEX-it në mbarë territorin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›