E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton falënderon Kuçin

Zëvendëskryeministri në dorëheqje i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka marrë të mërkurën një letër falënderimi nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. Duke iu referuar burimeve, përmes kësaj letre sekretarja amerikane e Shtetit, Clinton, ka shprehur kënaqësinë dhe falënderimin për pritjen, takimet dhe bisedat e sinqerta që ajo zhvilloi me rastin e vizitës zyrtare në Kosovë në muajin tetor të vitit të kaluar.
 

“Me dëshirë pres që edhe në të ardhmen të vazhdoj të punoj me ju dhe qeverinë tuaj, për të forcuar partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thekson Clinton në letrën dërguar zëvendëskryeministrit Kuçi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›