Haliti drejt SHBA-së, në “Lutjet e Mëngjesit”

Pas lajmit të publikuar nga “The Guardian” e cila raportoi se bazuar në dokumentet e intelegjencës amerikane të KFOR-it, Xhavit Haliti, është i ndërlidhur me shumë krime, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi. Haliti tashmë do të marre pjesë në njërën prej ngjarjeve tradicionale ku është i pranishëm edhe presidenti amerikan, Barack Obama, “Lutjet e Mëngjesit”.
Sipas burimeve, bëhet e ditur se ftesën e kanë marrë tashmë disa figura politike dhe jo politike, përfshirë drejtuesin e lartë të PDK-së, Xhavit Haliti, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, ministrin e Ekonomisë, Ahmet Shala, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, dhe kryetarin e SLS-së, Slobodan Petrovic.
Ende nuk dihet për ftesën e kryeministrit në largim të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Kryeministri ka marr ftesë nga SHBA-ja për të marr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, mirëpo udhëtimi i tij është në dyshim për shkak se në atë kohë, përfundon proçesi i zgjedhjeve dhe fillon konstituimi i institucioneve të reja, dhe ka gjasë që të mos udhëtoj në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi.