Atentati ne aeroport dite zie ne Rusi

Federata ruse mban sot zi për viktimat e atetnatit të së hënës në aeroportin më të frekuentuar të Moskës. Në Kremlin e në mbarë vendin flamujt janë ulur në gjysëm shtizë ndërsa televizionet ruse transmetojnë muzikë funebër. Nga sulmi kamikaz në Domodedovo, humbën jetën 35 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën. Në mesin e viktimave tetë ishin të huaj.
Ende asnjë grupim nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin që la të plagosur më tepër se 180 persona. Deri tani nga viktimat janë identifikuar 16 persona ndërsa nuk ndalen polemikat përsa i përket masave të sigurisë. Autoritetet aeroportuale tërheqin vëmendjen duke thënë se janë forcat e rendit ato të cilat duhet të kishin marrë masat adeguate.
Sipas hetuesve në atentatin e së hënës kanë marrë pjesë dy persona, kamikaze dhe një ndihmes i tij. Paraprakisht hetuesit thonë se sulmi mban vulën e rebelëve të Kaukazit Verior