E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Të dënohet sulmi ndaj të kthyerit në Istog

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, ka dënuar sulmin ndaj një të kthyeri në fshatin Oprashkë të Istogut.
 

“Unë e dënoj këtë akt të dhunshëm, i cili është incidenti i tretë në këtë zonë gjatë javëve të fundit. Hetimi nga Policia e Kosovës ka filluar. Ai duhet të çohet deri në fund dhe ndjekja e nevojshme penale të kryhet si rezultat i këtij hetimi”, thuhet në një reagim të shefit të ICO-së.
 

Ndërkaq, Feith i bën thirrje dhe qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve të Komunës së Istogut që të ndërmarrin masa pro aktive për të luftuar krimin dhe për të krijuar besimin brenda dhe mes komuniteteve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›