Clinton flet me Gilanin për sulmet e NATO-s

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka biseduar me kryeministrin pakistanez, Jusaf Raza Gilani, lidhur me sulmet e fundit ajrore të NATO-s, qe lanë të vrarë 24 ushtarë pakistanezë.
Sipas Clinton, departamenti amerikan i shtetit ka ofruar ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve, gjë që ka shkaktuar tërbim në Pakistan.
Telefonata e sekretares Clinton vjen para një konference ndërkombëtare në Gjermani, lidhur me të ardhmen e Afganistanit.
Pakistani planifikon ta bojkotojë këtë konferencë, për shkak të sulmeve ajrore të para disa ditëve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë premtuar se do të hetojnë incidentin.