E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai kërkon ndihma financiare

Një ditë para fillimit të konferencës ndërkombëtare për Afganistanin në Bon, presidenti afgan, Hamid Karzai, ka kërkuar ndihma financiare për vendin e tij, së paku deri në vitin 2024.

Afganistani ka nevojë për këto ndihma në mënyrë që të vazhdojë rindërtimin e vendit dhe të forcojë strukturat e ushtrisë, policisë dhe institucionet shtetërore, tha Karzai.

Vendi i tij, pas largimit të trupave ndërkombëtare në fundin e vitit 2014, qëndron më shumë se kurrë në frontin e luftës kundër terrorizimit, tha presidenti afgan. Karzai akuzoi Pakistanin se nuk e mbështet sa duhet atë në negociatat me talebanët.

Nesër në Bon do të konsultohen 85 shtete dhe 16 organizata ndërkombëtare për të ardhmen e Afganistanit. Në një deklaratë paraprake përfundimtare nuk parashihen ndihma të reja financiare për Afganistanin.

Pakistani ka bojkotuar konferencën, për shkak të një sulmi të NATO-s ndaj një baze të ushtrisë, ku u vranë 24 ushtarë pakistanezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›