Gjermania nuk është kujdestar për shpëtimin e BE-së

Sipas fjalëve të tij, nuk duhet të ketë lëshime që çdo tre muaj të bie në krizë një vend anëtar i eurozonës, për shkak të të cilit tjerat vende duhet të kërkojnë “ombrellë financiare” për të dalë prej saj.
“Për këtë arsye duhet ashpërsuar rregullat dhe sanksionet për shtet, të cilat kanë shkelur rregullat e kursimit dhe borxheve gjatë periudhës së krizës”, ka konkluduar Vitlih.
Ai ka përkujtuar se edhe Gjermania ka nivel të larë të borxheve, por ka përparësi se me ndihmën e ekonomisë disa probleme mund të zgjidhen më lehtë se sa disa shtete tjera.
“Qytetarët e Gjermanisë shpesh ndihen si mjeshtër për pagesa në BE, por atyre duhet shpjeguar se edhe shteti përfiton nga anëtarësimi, pasi që mbi 50 për qind e të hyrave gjermane nga eksporti vjen nga vendet evropiane. Këtë fakt popullsia shumë pak e merr parasysh”, ka shpjeguar Vitlih.
Ai ka theksuar se në Gjermani ekzistojnë mendime të ndara kur bëhet fjalë për anëtarësimin e vendeve të reja në BE, pasi politikisht një gjë e tillë do të forconte stabilitetin, derisa për qytetarët do të jetë një rëndesë shtesë.
“Procesi i bashkëngjitjes së anëtareve të reja nuk do të shkojë aq shpejt, pasi që popullsia mendon ndryshe pas krizës në eurozonë dhe borxhit grek. Mendoj se nuk mund t’iu bëjmë ngarkesa shtesë qytetarëve”, ka thënë Vitlih.
Ai beson se euro do të mbijetojë, pasi Gjermania nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse të luftojë për të ruajtur valutën evropiane dhe se do të ishte plotësisht e paimagjinueshme që t’i kthehej markës.
Vitlih konsideron se kriza në eurozonë mund të zgjerohet në BE, nëse vendet anëtare nuk do të mund të kontrollojnë problemin e borxheve.
“Mendoj se diçka e tillë do të ishte e pamundshme, por ky do të ishte një skenar dramatik për Evropën. Nga ana tjetër, nëse të gjithë iu përmbahen rregullave të reja dhe strikte, euro mund të jetë valuta më stabile në botë”, ka thënë Vitlih.