Chicharito mungon për katër javë

Sulmuesi meksikan i Manchester Unitedit, Javier ‘Chicharito’ Hernandez mund të qëndrojë jashtë fushës për katër javë pas dëmtimit të ligamenteve në nyjën e këmbës se majtë, ka njoftuar menaxheri Sir Alex Ferguson pas fitores 1-0 në Aston Villa.
“Mendoj se bëhet fjalë për ligamentet e nyjës, andaj do të mungon për tri deri katër javë” tha skocezi. Hernandez, 23 vjeç, realizatori i gjashtë golave në Premierligë këtë sezon ishte bartur jashtë fushës pas 12 minutave në Villa Park.