Clinton hedh poshtë kritikat e Brazilit dhe Turqisë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Clinton, i hodhi poshtë kritikat e Brazilit dhe Turqisë kundër projektrezolutës për sanksione të reja ndaj Iranit, e cila u miratua nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia dhe e parashtruar për shqyrtimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
"Me nënshkrimin e marrëveshjes për këmbimin e lëndës djegëse bërthamore në territorin turk, Irani po tenton të dobësojë presionin e forcave të mëdha për zbatimin e sanksioneve. Nuk besojmë se Irani rastësisht u pajtua me marrëveshjen në kohën kur po përgatitemi për zbatimin e sanksioneve. Fakti që me ne janë Rusia dhe Kina dhe se jemi të gatshëm të ndërmarrin aksione, përbën presion mbi Iranin, i cili tenton ta tërheqë këtë në çfarëdo mënyre", deklaroi Clinton.
Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Suzan Rice deklaroi se "Synimi drejt sanksioneve të reja kundër Iranit nuk ka kurrfarë lidhje me marrëveshjen për këmbimin e lëndës djegëse me Turqinë. Projektrezoluta ishte propozuar për shkak të refuzimit të Teheranit për të ndërprerë programin bërthamor për pasurimin e uraniumit dhe planet për të ndërtuar edhe dhjetë centrale të reja bërthamore".