E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta vazhdon lobimin për Kosovën

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta shfrytëzoi sesionin e 37-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike të mbajtur në Dushanbe të Taxhikistanit, për të kërkuar njohjen e Kosovës nga këto vende.

Duke iu drejtuar homologëve të tij të vendeve anëtare të OKI’së, Meta e vlerësoi miratimin e Rezolutës “Mbi situatën në Kosovë”, si një dëshmi të qartë të solidaritetit dhe angazhimit të sinqertë të Organizatës së Konferencës Islamike në drejtim të vlerave të lirisë dhe progresit.

Gjithashtu, Meta vuri në dukje zhvillimet thelbësore që kanë ndodhur në Kosovë në të gjitha drejtimet, duke veçuar konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. “Shqipëria beson se miratimi i Projektrezolutës mbi situatën në Kosovë gjatë këtij sesioni do të jetë një sinjal i qartë dhe pozitiv si dhe një hap inkurajues përpara nga shtetet anëtare të OKI’së, për zhvillimet e mëtejshme në Kosovë”, tha Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›