Clinton i bën thirrje Iranit të kufizojë programet bërthamore
Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se kanë filluar diskutimet me vendet e tjera për të vendosur sanksione të reja në përpjekje për të ushtruar presion mbi qeverinë e Iranit dhe Korpusit të Gardës Revolucionare të shtetit islamik, për të ulur programet bërthamore të Teheranit.
"Ne kemi filluar diskutimet me partnerët tanë për të ushtruar presion dhe për të vendosur sanksione mbi kufzimin e lëndëve bërthamore," tha Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Katarit.
Klinton tha se Shtetet e Bashkuara, e cila e akuzon Iranin se prodhon fshehurazi armë bërthamore, do të vazhdojë të kërkojë dhënien fund të programit bërthamor përmes negociatave. Gjithashtu Klinton tha se sanksionet mbi republikën iraniane shërbejnë si një mënyrë për të ndryshuar politikën e Teheranit.
Në fund Hillari Klinton tha se Washingtoni ka mbetur i shqetësuar nga represionet e pamëshirshme që autoritetet iraniane kanë treguar në protestat kundër pushtetit të Ahmadinexhad. Ahmadinexhad mori drejtimin e vendit në qershor të vitit 2009 pas zgjedhjeve të kontestueshme.