E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton konfirmoi largimin nga funksioni

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton konfrmoi se do të tërhiqet nga funksioni në fillim të vitit të ardhshëm, nëse Barack Obama rizgjidhet president, deklaroi ajo për Washington Post.

Me këtë i jepet fund spekulimeve se për shkak të shumë krizave diplomatike me të cilat ballafaqohet SHBA-ja është e mundur që ajo të mbetet në funksion, pasi që Obama do të jepte betimin për mandatin e dytë.

"Kam ndërmend që të tërhiqem, pasi presidenti të marr mandatin e dytë. Por deri tani nuk kam pasur mundësi që të bisedoj me të për këtë", tha Clinton.

“Megjithatë, ai duhet që të fitojë zgjedhjet, ndërsa për bisedime ka kohë më pas. E di që njeriu duhet të sillet me ndërgjegje kundrejt punës që duhet të përfundojë", shtoi Clinton.

Për kandidatë të mundshëm për këtë funksion mediat amerikane përmendën senatorin demokrat John Kerry, si dhe përfaqësuesen aktuale të SHBA-së në OKB, Susan Rice.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›