E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet, problemi i Milanit

Legjenda e Milanit, Franco Baresi ka thënë se telashet e klubit këtë stinor janë rezultat i “shumë ndryshimeve” të bëra në San Siro.

Pas largimit të emrave të mëdhenj, Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva, Alessandro Nesta, Clarence Seedorf e të tjerë, Rossonerëve kanë bërë një fillim dëshpërues të sezonit dhe Baresi ka arsyetuar rezultatet e dobëta të ekipit me largimin e futbollistëve të lartpërmendur.

“Milani këtë vit është skuadër tjetër. Mendoj se janë bërë shumë ndryshime, por tifozët duhet ti qëndrojnë pranë klubit”, deklaroi ish qendërmbrojtësi i Rossonerëve për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›