E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oscar synon 20 gola

Mesfushori i Chelseat, Oscar ka treguar se synon të shënojë 20 gola në sezon për skuadrën nga Stamford Bridge.

Oscar, 21 vjeç ka bërë ndikim të menjëhershëm pas ardhjes në klub gjatë verës nga Internacional. Braziliani është duke shfrytëzuar mungesën e shpeshtë të Frank Lampardit nga formacioni bazë i Chelseat, duke kontribuar në fitoret e skuadrës së Roberto di Matteos.

Por, ai ka synime të mëdha. “Jam konsideruar si mesfushor i cili është golashënues i rregullt dhe realizimi i 20 golave në sezon është normal për mua”, deklaroi Oscar për uebfaqen zyrtare të Chelseat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›