Clinton kryeson SHBA-në në “betejën” për Arktikun

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, theksoi se nga këndvështrimi strategjik, Arktiku po ka një rëndësi gjithnjë e më të madhe gjeopolitike.
Gjatë vizitës së saj në Norvegji, Clinton tha se qeveritë duhet të arrijnë marrëveshje për rregullat në Arktik.
SHBA-ja dhe shtetet tjera në polin e veriut shpresojnë se do t’i shmangën grindjeve në garën për pasuritë natyrore.
Zyrtarët theksojnë se gjasat tani janë më të mira se sa para pesë viteve, kur Rusia me vendosjen e një flamuri në shtratin e detit shpalli pretendimin e saj për mbizotërim në këtë rajon, e në veçanti ndaj rezervave të naftës aty.