Medvedev kandidon sërish në vitin 2012?
Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, theksoi se mund të kandidojë për mandatin e tij të dytë për president, kur të zhvillohen zgjedhjet në vitin 2012.
“Nëse kjo është e domosdoshme për vendin tim dhe për ruajtjen e kursit, i cili është formuar gjatë viteve të kaluara, atëherë unë nuk e përjashtoi asnjë mundësi për vetën time, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në zgjedhje”, deklaroi Medvedev në intervistën dhënë gazetës norvegjeze, Aftenposten.
Në Moskë që moti kanë filluar të qarkullojnë spekulimet në lidhje me atë se a do të kandidojë Medvedev sërish, apo do t’ia hap shtegun për t’u rikthyer në Kremlin kryeministrit aktual të Rusisë, Vladimir Putinit.
Pjesa më e madhe e rusëve janë të mendimit se Putin mbetet politikani më i fuqishëm në vend dhe se ai do të synojë të ruaj pushtetin edhe përtej vitit 2012.
Medvedev theksoi se fillimisht duhet të plotësohen dy kushte, para se ai të vendosë që të marrë pjesë në zgjedhjet në vitin 2012.
“Së pari, rezultati i punës time duhet të jetë i pranueshëm për qytetarët tonë, e gjithashtu duhet të drejtohemi nga dëshira për të arritur rezultate, e jo vetëm për të marrë pjesë”, tha Medvedev.