E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton merr përgjegjësinë për dështimin në Bengazi

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e ka marrë përgjegjësinë për sigurinë në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Libi, ku nga sulmi i ekstremistëve më 11 shtator të këtij viti janë vrarë ambasadori amerikan dhe tre amerikanë të tjerë.

“Unë e marrë përgjegjësinë. Unë jam e ngarkuar për më se 60 mijë njerëzit e Departamentit të shtetit në 275 vend-ndodhje në gjithë botën. Presidenti dhe zëvendëspresidenti me siguri se nuk kanë njohuri për vendimet specifike, që bëhen nga profesionistët e sigurisë”, tha Hillary Clinton.

Këto komente ajo i bëri në intervistat në disa rrjete televizive.

Komentet e Clintonit u bënë një ditë para debatit ndërmjet presidentit Barack Obama dhe rivalit të tij republikan, Mitt Romeny, në të cilin pritet që Obama të pyetet edhe lidhur me sulmin në Konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë.

Më herët, Romney ka thënë se ky sulm paraqet dobësi të politikës së jashtme të presidentit Obama dhe e ka akuzuar administratën e tij për keq-prezantim të informacioneve për sulmin në Bengazi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›