E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët rrahën serbët në Shkup

Ashtu siç kanë paralajmëruar, huliganët serbë sot po tentojnë që në kurriz të shqiptarëve të shkaktojnë trazira në Shkup, ku sonte do të zhvillohet ndeshje kualifikuese për Botërorin ‘Brazili 2014’ ndërmjet Maqedonisë e Serbisë.

Dhe në një farë mënyre ata ia kanë arrit qëllimit, ndonëse Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka ndërmarrë masa për ta ruajtur rendin dhe qetësinë në Shkup para, gjatë dhe pas ndeshjes Maqedoni – Serbi.

Në paraditen e sotshme, një grup prej dhjetë huliganësh serbë janë rrahuar nga ana e rreth dhjetë të rinjve shqiptarë, në afërsi të ‘Çarshisë së Vjetër’ të Shkupit.

Mediat shqiptare në Maqedoni kanë raportuar se tifozët e Serbisë ishin nisur drejt ‘Çarshisë së Vjetër’ me qëllim që t’i provokojnë shqiptarët, me ç’rast rrugës për në këtë pjesë të Shkupit, ata kishin filluar të bërtisnin fyerje antishqiptare dhe anti-Kosovë.

Me këtë rast, të revoltuar nga provokimet, dhjetëra të rinj shqiptarë dhe kalimtarë të rastit, kishin filluar t’i godisnin fizikisht serbët, të cilët më pas kanë ikur në drejtim të sheshit të Shkupit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›