E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton në Bregun Perëndimor,bisedime me liderët palestinezë

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka mbërritur në Bregun Perëndimor për bisedimet e para me liderët palestinezë në cilësinë e kryediplomates amerikane. Një nga bashkëpunëtorët e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, tha se lideri palestinez do t'i përcjellë zonjës Clinton mesazhin se bisedimet me Izraelin nuk mund të rifillojnë përderisa qeveria e re izraelite nuk i pranon marrëveshjet e mëparshme për zgjidhje me dy shtete. Të martën, në Jerusalem, Clinton theksoi përkushtimin e SHBA-së për krijimin e shtetit palestinez pranë Izraelit, por nënvizoi se Izraeli mund të llogarisë edhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara. Më herët ajo deklaroi se do të dërgonte dy zyrtarë të lartë në Siri për bisedime paraprake për përmirësimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Lidhjet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Sirisë veçanërisht ishin tensionuar gjatë administratës së presidentit George Bush, që e akuzonte Damaskun për mbështetje të terrorizmit dhe për mosangazhim në ndalimin e depërtimit të armatimit në Irak. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Klinton do takohet me presidentin palestinez, Mahmud Abas, një ditë pasi ju tha udhëheqësve izraelit se administrata e re amerikane mbetet e angazhuar për krijimin e shtetit palestinez. Zyrtarët palestinezë thonë se qeveria amerikane duhet të këtë prioritete të qarta, përfshirë këtu një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit sidomos kur është fjala për zgjerimin e vendbanimeve izraelite në territorin e pushtuar të Bregut të Perëndimit. Ndërsa Sekretarja e re Amerikane e shtetit nga ana e saj do të përpiqet që të bindë udhëheqesinë palestineze se ajo i mbështet fuqishëm ata si dhe idenë e shtetit palestinez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›