E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton paralajmëron tërheqje nga politika

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi se pas skadimit të mandatit të parë të presidentit Barack Obama do t'i kthehet jetës private, duke theksuar se "është koha që të tjerë të paraqiten" në skenën politike.

Në intervistën për NBC, ajo tha se nuk planifikon të qëndrojë në Qeveri pas zgjedhjeve, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm dhe se nuk do të kandidojë sërish për presidente të SHBA-së.

Ajo shtoi se njerëzit duhet "të presin dhe të shohin" se me çka do të merret pas tërheqjes nga politika. Prioritete të saj janë shkrimi dhe mbajtja e ligjëratave.

Sipas saj, SHBA-ja nuk guxon të heq dorë nga lidershipi në botë, për shkak të problemeve të mundshme në të ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›