E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vermaelen vazhdon me Arsenalin

Qendër mbrojtësi Thomas Vermaelen e ka vazhduar kontratën afatgjate me Arsenalin. Futbollisti belg do të jetë pjesë e klubit londinez për katër vjet të tjerë.

Përfaqësuesi belg, i cili u përball me lëndime të shpeshta që nga transferimi i tij në Londër nga Ajaxi në vitin 2009, do të jetë pjesë e ekipit nga Emirates Stadium deri në vitin 2015.

Kapiteni i përfaqësueses së tij, e shijoi një sezon fantastik me Arsenalin, në debutim, duke shënuar 8 gola në Premierligë dhe duke u futur në ekipin e vitit. Por, lëndimet ia pamundësuan t’i shfaqte vlerat e tij në vazhdim.

Menaxheri Arsene Wenger është dukur i kënaqur që do ta ketë në dispozicion këtë lojtar edhe në të ardhmen.

“Ne jemi absolutisht të lumtur që Thomas e nënshkroi një kontratë afatgjate. Plani ynë është që gjithmonë t’i vazhdojmë kontratat me lojtarë kualitativë si Thomas, kështu që ia dolëm. Ai është lojtar i veçantë dhe ka dhënë gjithmonë kontribut të madh në fushë. Ne po mendojmë që përreth tij ta krijojmë të ardhmen e Arsenalit”, ka thënë trajneri Wenger për Arsenal.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›