E Diel, 1 Nëntor 2026

Hitleri sajoi vetëvrasjen, ka vdekur në Argjentinë!

Adolf Hitleri nuk ka bërë vetëvrasje, por ka jetuar në Argjentinë deri në vdekjen e tij të natyrshme, kështu pohohet në librin më të ri kushtuar udhëheqësit nazist.

Gazetarët britanik Jerald Williams dhe Simon Dunstan pohojnë se kanë grumbulluar dëshmi të shumta, sipas të cilave Hitleri ka pritur pleqërinë dhe ka vdekur në Amerikën Jugore.

Hitleri, sipas tyre, me bashkëshorten e tij Eva Braun ka ikur në Argjentinë në vitin 1945, ku ka jetuar edhe 17 vjet , ndërsa ka vdekur në vitin 1962.

Me të kanë qenë bashkë edhe dy vajzat e tij .

Deri tani thuhej se Hitleri ka kryer vetëvrasje në vitin 1945, ndërsa tani ky fakt vihet në dyshim pas pohimeve të dy gazetarëve britanik .

“Nuk kishim për qëllim të shkruanim libër të ri por faktet dhe dëshmitë e reja rreth ikjes së Hitlerit ishin shumë të forta që ti injoronim” , ka deklaruar gazetari Williams, duke shtuar se nuk kanë ekzistuar dëshmi të ekspertëve për vetëvrasjen e Hitlerit.

Dëshmitë e reja për Hitlerin janë publikuar në librin "Ujku i përhimët - Ikja e Adolf Hitlerit".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›