E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton, paralajmëron tërheqjen

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, ka deklaruar të enjten se dëshiron që pas dy dekadash aktivitetit të tërhiqet nga politika amerikane.

Clinton kështu sërish ua ka mbyllur gojën atyre që thonin se ajo do të mbetet në qeveri nëse Obama fiton edhe një mandat si president i vendit.

Sekretarja Clinton u ka thënën të punësuarve në Departamentin e Shtetit se është e gatshme për pushim, dhe se fare nuk po i përcjellë debatet e kandidatëve republikanë për presidentë të vendit.

Ajo po ashtu ka shtuar se fillimisht dëshiron të precizojë se sa është e lodhur, meqë ishte Zonja e Parë e vendit, pastaj senatore, pastaj mori pjesë në garën e kandidatëve demokratë për president, ndërsa tash sa vite ushtron detyrën e sekretares së Shtetit.

"E kamë të bërë të qartë se do të mbes derisa presidenti të mos e emërojë dikë tjetër, e ky proces mund të ndodhë nëse Obama i fiton zgjedhjet”, tha ajo gjatë takimit në Departamentin e Shtetit.

"Mendoj se pas 20 viteve në politikën e lartë amerikane dhe pas të gjitha sfidave që shkojnë bashkë me të, ideja më e mirë mbase do të ishte që ta definojë saktë se sa jam e lodhur”, sqaroi tutje sekretarja Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›