Sezoni i Arsenalit s’ka mbaruar

Robin van Persie i ka bërë thirrje Arsenalit të qëndrojë i bashkuar sepse kanë ende gjasa për të arritur sukses gjatë këtij sezoni.
Skuadra londineze gjendet pesë pikë prapa Chelseas në pozitën e katërt në Premierligë por Van Persie beson se Arsenali ka ende objektiva për të ndjekur.
“Ka edhe shumë ndeshje deri në fund. Kushdo që na përjashton bënë gabim. Ky ende mund të jetë një sezon i mirë për ne. Kemi FA Cup-ën, Ligën e Kampionëve si dhe luftën për të përmirësuar pozitën në Premierligë” deklaroi holandezi.