E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton priti aktivistët bjellorusë

Nga Express më 07 janar 2011 në ora 18:00

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, është takuar me veprimtarë për të drejtat e njeriut nga Bjellorusia, për të diskutuar për zgjedhjet e fundit presidenciale në këtë shtet.
Këto zgjedhje janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian. Po ashtu është dënuar edhe ndërhyrja e regjimit të Bjellorusisë kundër aktivistëve dhe liderëve politikë.
Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se Hillary Clinton është takuar në Washington me “veprimtarët për të drejtat e njeriut të Bjellorusisë dhe ata bjelloruso-amerikanë, përfshirë edhe Irina Krasovskaja dhe Natalija Kolajda”.
Në njoftim theksohet se sekretarja Clinton “e ka dënuar zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi dhe goditjen kundër liderëve politikë dhe aktivistëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe gazetarëve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›