E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton uroi popullin e Kosovës

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton i shprehu sot urime Kosovës me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

"Në emër të Presidentit Obama dhe të popullit të Shteteve të Bashkuara," thuhet në mesazhin e saj.

"Uroj popullin e Republikës së Kosovës ndërkohë që ai feston përvjetorin e dytë të pavarësisë më 17 shkurt."

"Ky është një rast për të përshëndetur zhvillimin e Kosovës si një republikë e hapur, e bashkuar dhe pluraliste si dhe përkushtimin e saj për të mbajtur premtimin e demokracisë për të gjithë popullin e vet", thuhet në mesazhin e zonjës Clinton.

"Përparimi i Kosovës në këto dy vjet, vazhdon mesazhi, tregon përkushtimin e saj për një anëtarësim të përgjegjshëm në bashkësinë e kombeve dhe për qendrueshmëri në rajonin e Ballkanit", thotë Sekretarja Klinton në urimin e saj.

"Përgëzoj qeverinë e Kosovës në përpjekjet e saj të vazhdueshme për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt e të begatë për të gjithë qytetarët e saj", thuhet në mesazhin e zonjës Clinton.

"Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i palëkundur i popullit dhe i qeverisë së Kosovës, i përkushtuar për forcimin e institucioneve të saj dhe për zhvillimin e mëtejshëm të një shteti plotësisht funksional, demokratik dhe shumetnik, i aftë për të arritur aspiratat euroatlantike." /voa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›