E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Ta çojmë në vend amanetin e dëshmorëve

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve “Adem Jashari” në Prekaz, me ç’rast është zotuar se institucionet e vendit po punojnë për të quar në vend amanetin e dëshmorëve.

“Jo, në dyvjetorin e pavarësisë, por sigurisht edhe në shumë përvjetorë të tjerë,njerëzit e vdekshëm e kanë të vështirë të çojnë në tërësi në vend amanetin e dëshmorëve. Për amanetin e dëshmorëve mendoj se jemi duke u angazhuar, duhet të angazhohemi edhe më shumë, por për të çuar në vend amanetin e dëshmorëve duhet të punojnë breza të tërë”, ka thënë Krasniqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›