E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton viziton Egjiptin, takohet me Morsi

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, mbërrin sot në Kajro, për tu takuar me Presidentin e ri islamist të këtij vendi, Muhamed Morsi.

Kështu, zonja. Klinton do të jetë zyrtarja më e lartë amerikane që takohet me presidentin Morsi, i cili është i ndërlidhur me Vëllazërinë Myslimane.

Sekretarja Klinton po kërkon siguri nga Morsi për mbajtjen e marrëveshjes së paqes së Egjiptit me Izraelin nga viti 1979.

Lartë në axhendën e saj janë edhe liritë fetare dhe të drejtat e kinoriteteve.

Aktualisht, Morsi është ngatërruar në betejën për autoritet me gjeneralët ushtarakë, që e morën pushtetin në Egjipt, pas përmbysjes së ish presidentit Hosni Mubarak, në fillim të vitit 2011.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›