E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria e Olimpiadës në Londër, kompania e sigurimit kërkon falje

Kompania private e sigurimit ka kërkuar falje që nuk është në gjendje të angazhojë numrin e paraparë të personelit për ruajtjen e Lojërave Olimpike.

Në më pak se dy javë prej fillimit të Lojërave Olimpike Verore 2012 në Londër, kompania njoftoi se do t`i humbë afro 77 milionë dollarë për mos arritjen e numrit të paraparë të punëtorëve të sigurisë.

Qeveria e Britanisë e ka shtuar numrin e personelit ushtarak prej 3500 në 17 mijë vetë, për t`i plotësuar mungesat, pasi kompania G4S i pranoi problemet me personelin e sigurisë.

Sipas kontratës, kjo firmë është dashur t`i siguroj 10 mijë roje, por tani pritet që ajo të jetë në gjendje t`i angazhojë vetëm 7 mijë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›