E Diel, 1 Nëntor 2026

AI thirrje Rusisë: Hetoni vrasjen e aktivistëve dhe gazetarëve

Organizata Amnesty International tha sot se Rusia duhet të tregoj vullnet politik dhe të përfundojë mosndëshkimin për vrasjet e aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve në Kaukazin Verior.

Drejtori i kësaj organizate për programin e Evropës dhe të Azisë Qendrore, Xhon Dalhuisen, tha se dështimi i autoriteteve për t`i sjellë para drejtësisë vrasësit e Natalia Estemirovës dhe aktivistëve të tjerë, “mund të shpjegohet vetëm me mungesë komplete të vullnetit politik” për të përfunduar mosndëshkimin për krime të këtilla.

Këto komente ai i bëri në vigjile të tre vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së akvtivistes Natalia Estemirova në Grozni.

Dalhuisen theksoi se mungesa e qartë e progresit në hetimin e vrasjes së kësaj aktiviste bënë që Amensty International të konkludoj se premtimet nga autoritetet e Rusisë, për t`i gjetur vrasësit ishin “premtime boshe që ata kurrë nuk kanë menduar t`i plotësojnë”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›