E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clooney në një gay film?

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 16:43

Aktorit George Clooney i është ofruar roli kryesor në ribërjen e filmit “The Set”, i cili ishte inspirim për fi9lmin “The Brokeback Mountain”, njoftojnë mediat amerikane.

“The Set” është shfaqur në Australi gjatë viteve të shtatëdhjeta dhe ka shkaktuar mjaft kontroversa për shkak të temës së tij – të homoseksualizmit, që asokohe ishte i ndaluar.

Skenaristi dhe ylli kryesor i këtij filmi, Roger Ward, që tani do të bëjë regjinë e filmit të vlefshëm 50 milionë dollarë, pohon se Clooney’t i është ofruar roli kryesor.

“I ofrova Clooney’t njërin prej roleve kryesore”, theksoi Ward.

“Ai është një prej njerëzve më të talentuar në Hollywood, i cili do t’i përcillte në mënyrë të përkryer emocionet në ekranin e bardhë”, shtoi ai.

Pas premierës “The Set” nxiti konflikte të shumta mes demonstruesve pro dhe anti gay. Konsiderohet se ky film u hapi udhë filmave si “The Brokeback Mountain”, që trajton temën e dashurisë mes dy homoseksualëve.

Përfaqësuesit e Clonney për media ende s’e kanë konfirmuar nëse ai ka pranuar rolin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›