E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bassong përshëndetet me Tottenhamin

Nga Express më 20 maj 2011 në ora 18:38

Mbrojtësi Sebastien Bassong ka theksuar se dëshiron të largohet nga Tottenhami.

Reprezentuesi kamerunas ka startuar në vetëm shtatë prej 37 ndeshjeve të ekipit gjatë këtij sezoni në Premierligë, ndërsa ka qenë rezervist i painkuadruar në 30 takime në të gjitha garat.

“Ndjej se jam duke shkuar prapa, nga parajsa në ferr. Jam futbollist që thjesht duhet të luajë. Kurrë nuk kam menduar vetëm të ulem këtu dhe të marr para. Jam duke arritur në një moshë të caktuar, kur nëse nuk luaj vazhdimisht, nuk mund të mbetem, pavarësisht se në cilin klub jam”, tha Bassong për The Guardian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›