Shpresa për kthimin e parave të firmës piramidale Cenaj

Paratë e konfiskuara nga drejtësia në Greqi, të shoqërisë rentiere “Cenaj” Sh.p.k, me shumë mundësi do të rikthehen sërish në vendin tonë. Kreu i Avokatit të Shtetit Eduard Halimi ka bërë të ditur se është biseduar, për mënyrat e marrjes së 35 milionë dollarëve nga një bankë greke në drejtim të shtetit shqiptar. Avokati Halimi, thekson se vetë Lefter Cenaj, ish-drejtori i firmës piramidale, ka pranuar faktin, që paratë të tërhiqen. Për këtë arsye, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, asaj të Jashtme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, do të shkojnë në shtetin grek për të bërë tërheqjen e parave. Ish-bosi i firmës piramidale "Cenaj&Co" u arrestua në vitin 2002 në Greqi dhe pasi vuajti atje një tjetër dënim për mashtrim, u ekstradua drejt Shqipërisë. Ai është dënuar me 10 vjet burg për mashtrim në shuma të mëdha.
...