E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vriten dy shtetas, plagoset një i tretë

Dy persona kanë gjetur vdekjen mbrëmjen e shkuar në qytetin e Durrës. Përleshja me armë zjarri, ka lënë pas dy viktima dhe një të tretë të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në mbikalimin e Shkozetit, në Durrës, nga ku ka mbetur i vdekur Shaban Karabrahimi 49 vjeç dhe Sadik Laze 27 vjeç. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur Iliradin Karabrahimi, i vëllai i viktimës, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit. Policia bëri të ditur se ngjarja ka ardhur pas një debati të ashpër midis dy vëllezërve dhe autorit të vrasjes. Viktima tjetër, Sadik Laze, nuk ishte i përfshirë në ngjarje, por prania e tij në atë moment, ka qenë tragjik. Policia e Durrësit ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Ai është Kujtim Hasani 38 vjeç me origjinë nga Tropoja me banim në Durrës. Arrestimi i tij është bërë i mundur në zonën e Shkozetit jo shumë larg vendit të krimit të kryer prej tij. Si provë materiale atij i është sekuestruar pistoleta tip TT më të cilin 38 vjeçari kreu krimin. Sipas policisë familja Hasani dhe Karabrahimi ka qenë në konflikt pronësie, çka ka çuar edhe në këtë ngjarje të rëndë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›