Elbasan, bie në kazan, humb jetën fëmija 12 muajsh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan. Një vajzë, 12-muajshe gjeti vdekjen dje, teksa ka rënë në një kazan me ujë të nxehtë. Ngjarja tejet e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në fshatin Fierzë të zonës së Belshit. E mitura është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por për fatin e saj të keq, nuk ka mundur të mbijetojë. Policia nga vendi i ngjarjes, tha se vdekja e foshnjës kishte ardhur nga rrethana aksidentale, ku pakujdesia e prindërve ishte arsyeja kryesore. Ngjarja ndodhi në familjen e Lulzim Gjonit, i cili ndodhet emigrantë në Greqi.
...