Cmimet e ushqimeve rriten ne fundjave

Ne tregjet ushqimore te kryeqytetit verehet nje tendence, kur cmimet, sidomos per prodhimet e stines rriten. Ne tregun e Uzines Dinamo ne Tirane, i cili eshte edhe nje pike tranziti per prodhimet e rretheve, te cilat kane destinacion kryeqytetin, nje kile e perimeve te stines kushton gati dyfish ne dite te shtune dhe te diele. Keshtu nga 70 leke qe ishte nje kile kastravece te enjten, te shtunen cmimi i ketij artikulli shkoi ne 120 leke per kilograme. Vete tregtaret e shpjeguan kete ndryshim te cmimit me kerkesen e larte qe shfaqet ne fundjave. Duket se, tashme kryeqytetasit e kane bere tradite qe pazaret e shtepise t'i bejne per fundjave, duke rritur keshtu presionin per tregun, i cili ka nisur t'i pergjigjet kesaj tendence me rritje te cmimeve. Por kete vit ndryshe nga viti i kaluar, prodhimet vendase te stines po vijne me cmime te larta. Per shkak se, pranvera e vone ka ndikuar ne sasine e prodhimit, i cili kete vit nuk ka mundur te dominoje kerkesen. Nga ana tjeter bujqit ne te gjithe vendin kane rritur siperfaqet e mbjella me sera, per shkak se, fitimi i prodhimeve ne te shumten e rasteve eshte i garantuar. Por shpesh here ndodh qe per shkak te mungeses se informacionit per tregun dhe infrastruktures se dobet, prodhimet te kalben ne ngastra dhe te mos i ofrohen tregut. Por vitet e fundit prodhimi vendas i serave ka stabilizuar cmimet e frutave dhe perimeve ne tregjet ushqimore te vendit, te cilat duke i'u referuar tradites vareshin nga cmimet e importit. Burime nga Drejtoria e Statistikave ne Ministrine e Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se konsumatorit thane, se "shtrirja e prodhimit bujqesor, ose dalja ne treg edhe jashte sezonit te prodhimit, nje nga objektivat kryesor te ketij dikasteri, ka ndikuar drejtperdrejte ne ruajtjen e stabilitetit te cmimeve. Nga ana tjeter, recensioni ne ekonomise globale po jep efekte ne uljen e cmimeve te lendeve te para. Konsumi ka nisur te bjere dhe cmimet e lendeve te para si nafta, energji, misri, gruri, orizi etj kane rene dukshem. Por ne tregun vendas renia qe ka pasuar tregun nderkombetar nuk eshte aplikuar per te gjithe artikujt.