E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Lamtumire "Xhindi yne zemermire e gojembel"...

Fatmir i dashur!

Kemi ardhur per te te percjelle ne banesen e fundit, pa e ditur arsyen e ikjes tende nga kjo bote ku se bashku kaluam plot vite, punuam, folem e qeshem, e ku per te gjithe ti ishe "xhindi zemermire e gojembel" qe jetonte mes puneve te fshatit, e Kuvendit te Shqiperise, pa prishur kurre qejf me askend.

Pervec puneve te mira qe bere me bashkefshataret e per bashkefshataret e tu, ti nuk ke pasur vecse kujtime te mira qe na i mbushin te gjitheve syte me lot, po s'na ndihmojne fare te kuptojme pse-ne e dhunes vrastare qe mbreme te mori jeten, duke copetuar me plumba zemrat e nenes, gruas, djemve, motres e vellezerve te tu, duke na copetuar shpirtin te gjitheve ne, miqve e shokeve te tu te panumert, ketu ne vendlindjen tende e kudo, duke tronditur Shqiperine mbare.

Askush nga ne nuk ka fjetur dot mbreme e te gjithe duam te dime cfare kane pare syte e tu tek pragu i shtepise perpara se te mbylleshin pergjithmone! E verteta e kesaj mizorie nuk te kthen dot ne jete, miku yne, por pa dale ajo ne driten e diellit ti do ta kesh te pamundur te prehesh i qete ne terrin e baneses ku po te kycin, ndersa per te gjithe ne te tjeret, gropa e padrejtesise qe te mori jeten do te mbetet e hapur si varr per shpresen tone se ky vend mund te behet i drejte me te gjithe, e per te gjithe.

S'ka dyshim se kur te quajten Fatmir, nena e babai yt i ndjere deshen nje fat me te mire per ty, miku yne.

Ti bere gjithcka mundet nje njeri i ndershem e punetor, per ta luftuar varferine ne familjen tende me forcen morale te nje djali e vellai te mire.

Ti bere gjithcka mundet nje burre e baba i mire per t'u dhene femijeve te tu e femijeve te vellezerve te tu edukim dhe shkolle te denje.

Ti bere gjithcka mundet nje shqiptar fisnik e ambicioz krahas bashkefshatareve te tu qe te deshen e te zgjodhen ne krye te komunes per te luftuar per kushte e dite me te mira per te gjithe.

Ti bere gjithcka mundet nje deputet i popullit, perfaqesues dinjitoz i njerezve te thjeshte e te munduar te ketij populli, duke qene me ta diten e naten, prane hallexhinjve e te semureve, ne pikellime e ne gezime.

Ti bere gjithcka mundet nje njeri i urte per te na dhene me sjelljen tende perhere korrekte e me fjalet e tua asnjehere te teperta, shtysen per pune te mira per njerezit, e per vendin.

Ti bere gjithcka per te merituar nje fat me te mire, i dashuri im Fatmir...

Ky eshte nje moment kur edhe me mosbesuesi nga ata qe te njohen do te donte me gjithe forcen e shpirtit qe te kishte nje Zot. Nje Zot per t'i dhene force nenes e femijeve, gruas, motres, vellezerve, te gjithe te dashurve te tu, ketu e kudo. Nje Zot per te na dhene te gjitheve forcen per te luftuar me erresiren e me krimin, edhe me me shume arsye. Nje Zot per ta ndihmuar drejtesine per te bere drejtesi me nje fuqi te re. Nje Zot per ta bere drite shpirtin tend e per te te dhene me pafundesine e asaj bote ate qe, kjo bota jone, ta kurseu kaq padrejtesisht...

Lamtumire "Xhindi yne zemermire e gojembel"...

Fjala e Kryetarit te PS, Edi Rama, mbajtur gjate ceremonise mortore te deputetit Fatmir Xhindi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›