Prodhimi vendas pakesohet, rriten cmimet ne tregje
Per shkak te hendekut qe krijoi prodhimi vendas i serave cmimet e frutave dhe perimeve kete jave u rriten. Sipas nje vezhgimi te Ministrise se Bujqesise cmimet e shitjes se mallrave ushqimore ne tregjet e qytetit te Tiranes, ne javen e dyte te muajit mars, shenuan rritje kundrejt javes paraardhese. Dikasteri i Bujqesise beri te ditur se 9 prej 14 artikujve nga prodhimet e vendit, pesuan rritje cmimi kundrejt nje jave me pare, si speci me 40 leke/kg me shume, kungulli me 34 leke/kg, trangulli me 9 leke/kg, domatja cilesi e dyte me 8 leke/kg etj. Nderkohe qe cmimet u ulen per lulelakren me rreth 19 leke/kg, spinaqi me 1 lek/kg. Per sa i takon bulmetrave, djathi i bardhe u tregtua me 370 leke/kg, gjalpi me 320 leke/kg dhe vezet me 9 leke/kokrra. Per disa artikuj te tjere, si djathe kackavall, proshute etj, u shenua nje rritje e lehte e cmimit prej 1 per qind.
Vlerat e cmimeve po arrijne kulmin cdo dite, pa pasur shprese se kjo rritje do te ndalet. Keshtu, nje kilogram mish blihet me 850 leke, ndersa rritje ka pasuar edhe djathi me vlere 100 leke per nje kilogram. Duke ia lene fajin krizes globale, edhe ne kete rast ata qe e paguajne jane konsumatoret. Keshtu ne top-listen e cmimeve, nje kilogram rrush kushton 250 leke te reja nga 150 leke qe kushton zakonisht, dhe po kaq edhe mandarinat, apo kastravecet. Per kete rritje tregtaret e pakices si gjithmone fajesojne grosistet, kurse konsumatoret qe paguajne me shume dhe cojne me pak ne shtepite e tyre nuk kane se, kujt t'i ankohen. Sipas vezhgimit, ne tregjet e ndryshme te Tiranes, e sidomos ne ate "Avni Rustemi", rreth 87 per qind e perimeve dhe gati te gjitha frutat, kane pesuar rritje krahasuar me fillimin e muajit.