E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monedha vendase rinis ngjitjen

Monedha vendase, leku eshte rikuperuar me kater pike ne kembim me dollarin amerikan kete jave, por vlerat e saj kane ngelur te pandryshuara ne kembim me monedhen e perbashket. Nje USD nje jave me pare kushtonte me shume se 100 leke, ndersa ne fundjave nuk ka kushtuar me shume se 96,3 leke. Nderkohe me euro vijon ne kuoten e 131 lekeve e mbicmuar me gati 8 per qind nga fillimi i vitit. Ekspertet ne agjencite e kembimit valutor njoftojne se shkak per forcimin e lekut ndaj USD mbetet tregu nderkombetar ne te cilin USD vijon te kete vlere te ulet. Ndersa ne kembim me Euron, leku vazhdon te jete inferior per shkak se, kerkesa e brendshme per valuta nga bankat dhe institucionet financiare eshte shtuar dukshem keto dy muaj. Kjo situate ne kursin e kembimit shihet nga ekspertet si nje reflektim i ekonomise vendase ndaj krizes financiare nderkombetare. Kursi zyrtar i monedhes vendase, lekut me valutat e shteteve te tjera percaktohet nga tregu i lire. Por ne fakt, tregu vendas i referohet tregut nderkombetar. Me se shumti kembimi i lekut behet me euron, dollarin dhe paundin britanik per shkak te prurjeve ne tregun vendas te ketyre valutave. Ne periudha te caktuara tregu i vendas reagon per efekte sezonale te tilla, si turizmi dhe festat e fundvitit. Gjate veres ne vendin tone vijne shume emigrante, te cilet rrisin oferten per valute, duke ndikuar ne forcimin e lekut. Shqiperia edhe aktualisht mbetet nje vend unikal per masivitetin qe ka perdorimi i valutave te huaja ne transaksione dhe ne kursime. Kjo tendence stimulohet edhe me shume nga te ardhurat qe sjellin emigrantet ne familjet e tyre, te cilat aktualisht plotesojne pothuajse nevojen me te madhe per te ardhura te familjeve shqiptare, sidomos ne zonat rurale. Ne Shqiperi gjithashtu, luhatjet e shpeshta te lekut gjate vitit, me amplituda te medha sezonale kane krijuar nje mjedis kontingjent per eksportuesit dhe importuesit vendas. Shqiperia eshte nje vend me nje ekonomi te vogel e te hapur, ndaj dhe kursi i kembimit te lekut luan nje rol te rendesishem ne ndikimin e nivelit te cmimeve ne Shqiperi dhe ne bilancin e pagesave ne vend. Gjithashtu, hapja e ekonomise shqiptare gjithnje e me shume ndaj tregjeve te huaja, perben nje interes te vecante lidhur me poziten konkurruese te bizneseve shqiptare ne tregtine ne vend dhe jashte tij.

Banka Qendrore ndihmon, per ekuiliber ne tregun e kembimit

Per te zbutur efektet e nencmimit te lekut, Banka e Shqiperise ka nderhyre kohet e fundit ne tregun valutor. Keto nderhyrje jane realizuar, sipas Bankes nepermjet operacioneve te tregut te hapur qe perfaqesojne blerjen apo shitjen ne treg te letrave me vlere nga ana e Bankes se Shqiperise Ato kane per qellim te rregullojne normen e interesit ne treg, te administrojne likuiditetin e tregut si dhe t'u transmetojne bankave sinjale ne lidhje me politiken monetare qe do te ndiqet nga Banka e Shqiperise. Qe me renien e sistemit te Bretton Woods, rreth tridhjete vjet me pare, problemet qe sjellin luhatjet ne kursin e kembimit jane kthyer ne nje nga temat me te nxehta te diskutimeve te politikeberesve ne ekonomite e hapura, si ne ato te zhvilluara ashtu edhe ne ato ne zhvillim. Keto ceshtje kane qene prezente edhe ne vendet e tranzicionit ne Evropen Lindore, pasi volatiliteti i tepert i kursit te kembimit qe me fillimin e procesit te liberalizimit, ka shkaktuar kosto te konsiderueshme ne mireqenien e ketyre vendeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›