Cmimi Nobel per Paqen Xiaobo mungon

Sot disidenti kinez ndodhet ne nje burg ne veri-lindje te Kines. Presidenti i Komitetit te Cmimit Nobel Torbjorn Jagland tha se gjithnje eshte besuar se ekziston nje lidhje mes te drejtave te njeriut dhe paqes.
Pati dy duartrokitje dhe brohoritje te gjata nga audienca gjate fjales se tij. Se pari kur krahasoi revolten me protesten per cmimet Nobel qe iu dorezuan kryepeshkopit afrikano-jugor Desmond Tutu dhe udheheqeses pro demokracise te MianmaritAung San Su Ki. Nje brohoritje e gjate shoqeroi kerkesen per lirimin e shpejte te disidentit kinez. Liu na kujton Nelson Mandelen- tha Jagland.
Pas mungeses se disidentit apo te njerit prej familjareve te tij nuk do te kishte nje dorezim zyrtar te cmimit dhe cekut prej 1.5 milione dollaresh. Komiteti parashikoi vetem fjalimin e Jagland leximin e nje mesazhi te Liut nga aktorja Liv Ulman dhe kengen e korit. Per presidentin amerikan Barak Obama disidenti kinez Liu Xiaobo e meriton me shume se ai cmimin per Paqen.
Ndersa ne Pekin dhjetera police po ruajne banesen e tij. E shoqja Liu Xia eshte ne arrest shtepie. Kina ndermori nje fushate per te diskredituar Cmimin javet e fundit. OKB tha se autoritetet kineze burgosen 20 aktiviste ne prag te ceremonise. Mbi 50 vende te ftuar ne ceremonine ne Oslo ose nje e treta nuk moren pjese perfshire Rusine Arabine Saudite dhe Pakistanin shume prej tyre pas presionit te Pekinit.
Serbia nje aleate e Kines- qe me pare konfirmoi mospjesemarrjen ndash vendosi te dergoi nje perfaqesues pas presioneve te Bashkimit Europian partive politike dhe shoqerise civile.